Lidhje

BP po vendos një kupolë të re për ndalimin e rrjedhjes së naftës


BP po vendos një kupolë të re për ndalimin e rrjedhjes së naftës
BP po vendos një kupolë të re për ndalimin e rrjedhjes së naftës

Kompania thotë se do të duhen 7 ditë për instalimin e saj

Gjigandi i energjisë BP ka filluar operacionin delikat për vendosjen e kupole të re, më të puthisur, për bllokimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës. Nëndetëset robotike e hoqën dje kupolën e mëparshme, në një manovër, e cila shkatoi një rrjedhje të madhe të naftës në ujë. Nafta do të rrjedhë në këtë mënyrë deri në vendosjen e kupolës së re. BP thotë se do të duhen 7 ditë për instalimin e saj. Nafta pritet të dalë nga pusi me vëllim të plotë, rreth 60 mijë fuçi në ditë, deri në vendosjen e kupolës së re.

Zyrtarët e lartë që mbikqyrin punën për ndalimin e rrjedhjes, thonë se në se përpjekja është e suksesshme, të paktën rrjedhja mund të thuhet se ka ndaluar. Ish-admirali i Rojes Bregdetare amerikane Thad Allen tha se ndalimi i rrjedhjes mund të jetë një zgjidhje e përkohëshme, deri sa pusi të mbyllet përgjithmonë. Shpresa për një zgjidhje të përhershme mbetet, në kushtet kur po hapen puse të reja që synojnë ta devijojnë naftën, duke e ndalur plotësisht rrjedhjen e tanishme.

XS
SM
MD
LG