Lidhje

BP zotohet të paguajë për pastrimin e naftës në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

BP zotohet të paguajë për pastrimin e naftës në Gjirin e Meksikës

BP zotohet të paguajë për pastrimin e naftës në Gjirin e Meksikës

Kompania gjigande e Energjisë, BP, u zotua se do të paguajë "të gjitha kostot e nevojshme për pastrimin" e sasisë së madhe të naftës që u përhap nga çarja e një pusi nënujor pranë brigjeve të Luizianës.

Kompania tha përmes një deklarate sot se është po ashtu e gatshme të paguajë për të gjitha humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës.

Në një vizitë dje në Luiziana, Presidenti Barak Obama fajësoi drejtpërdrejt kompaninë BP, që operon dhe mirëmban puset nënujore.

Drejtori i Kompanisë Tony Hayward tha në një intervistë që dha sot për telvizionin NBC se rrjedhja nuk ishte për faj të BP-së, megjithëse kompania ka përgjegjësi për naftën e derdhur dhe pastrimin e saj. Ai tha se sonda e shpimit që shkaktoi derdhjen e naftës ishte prodhim i firmës zvicerane Trans-Ocean dhe se kjo pajisje nuk funskionoi siç duhet gjatë shpimeve.

XS
SM
MD
LG