Lidhje

BP: Rrjedhja e naftës ka kushtuar deri tani 3,1 miliard dollarë


BP: Rrjedhja e naftës ka kushtuar deri tani 3,1 miliard dollarë
BP: Rrjedhja e naftës ka kushtuar deri tani 3,1 miliard dollarë

Kompania e naftës BP thotë se rrjedhja e naftës që ka ndotur qindra kilometra plazhe amerikane dhe ka dëmtuar ekonomitë e katër shteteve juglindore të Gjirit të Meksikës i ka kushtuar deri tani ekonomisë 3.1 miliardë dollarë.

BP tha sot se kostoja përfshin 147 milionë dollarë kompensime për njerëz të prekur nga katastrofa. Në një artikull të gazetës New York Times thuhet se BP-ja u ka kërkuar dy partnerëve të tij të biznesit në pusin e naftës që të kontribuojnë 400 milionë dollarë për koston e pastrimit.

Deti i trazuar po ngadalëson përpjekjet për të dislokuar anije për pastrimin dhe frenimin e naftës. Metereologët parashikojnë dallgë me lartësi nga 1 deri në 2.5 metra deri të enjten.

XS
SM
MD
LG