Lidhje

Braçe: Banka ka nevojë për ndryshime rrënjësore


Erion Brace
Erion Brace

Në Shqipëri, kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe tha sot se do t’i propozojë këtij komisioni, një program të plotë pune, që të nisë që javën e ardhshme, lidhur me situatën në Bankën e Shqipërisë pas vjedhjes së afër 7 milion dollarëve

Zoti Brace tha se sipas tij situata në Bankën e Shqipërisë është problematike dhe këtë shpjegoi ai, e vërtetojnë edhe raportet e Inspektorëve të Përgjithshëm ndër vite. Sipas këtyre raporteve, në departamentin e Emisionit, ku ka ndodhur dhe vjedhja, rezulton që auditi i fundit të jetë bërë në fund të 2011 e në fillim të 2012, tha zoti Brace.

Sipas kryetarit të komisionit të Ekonomisë, ligji për Bankën Qendrore duhet të pësojë ndryshime të rëndësishme, lidhur me procedurat e shkarkimit të Guvernatorit apo dhe anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, me rastet e konfliktit të interesit apo të papajtueshmërisë së mandatit të anëtarëve të Këshillit.

Një ditë më parë Guvernatori i Bankës Ardian Fullani deklaroi se institucioni që ai drejton po punon në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare për përmirësimin e të gjitha kuadrit rregullativ.

XS
SM
MD
LG