Lidhje

Takim Brahimi-Lavrov për Sirinë


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakdar Brahimi bisedoi me Ministrin e Jashtëm rus lidhur me takimet e tij të fundit me Presidentin Bashar al-Asad si dhe me përfaqësuesit e opozitës

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë u takua sot me Ministrin e Jashtëm të Rusisë në Moskë, në një përpjekje të ethshme për të gjetur një zgjidhje në 2012 për krizën siriane.

Ndërmjetësuesi Lakdar Brahimi, i cili përfaqëson si Kombet e Bashkuara, ashtu edhe Lidhjen Arabe, bisedoi me Ministrin Lavrov lidhur me takimet e tij të fundit me Presidentin sirian Bashar al-Asad si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Zoti Brahimi tha se zgjidhja e vetme që u paraqitet sirianëve është ose skëterra ose procesi politik. Ai shtoi se bota duhet të punojë me ngulm që zgjidhja të jetë procesi politik.

Ndërmjetësuesi ndërkombëtar paralajmëroi se vazhdimi i konfliktit dhe përfshirja e kryeqytetit në luftime mund të thellojë ndjeshëm krizën e refugjatëve.
XS
SM
MD
LG