Lidhje

Brahimi, opozita siriane të marrë pjesë në konferencën e paqes


I dërguari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi tha se do të ishte e pamundur që bisedimet e paqes të zhvillohen pa pjesëmarrjen e kryengritësve

I dërguari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi po i bën një tjetër thirrje opozitës së ndarë në Siri të marrë pjesë në konferencën e propozuar të paqes.

Duke folur sot në Damask, zoti Brahimi tha se do të ishte e pamundur që bisedimet e paqes në Gjenevë të zhvillohen pa pjesëmarrjen e kryengritësve.

Rebelët kanë kërkuar që presidenti Bashar al-Assad të japë dorëheqjen para se ata të marrin pjesë në konferencën e planifikuar për këtë muaj. Zoti Brahimi tha se shpreson që çështja të zgjidhet brenda pak ditësh.

Grupi kryesor i rebelëve, Koalicioni Kombëtar, takohet javën e ardhshme për të vendosur mbi qëndrimin e tyre për bisedimet. Disa rebelë islamikë, që e kundërshtojnë udhëheqjen e grupit, paralajmëruan se do t’i konsiderojnë pjesmarrësit në konferencë si tradhëtarë.

Zoti Brahimi theksoi gjithashtu se qëndrimi i OKB-së është që Irani, një nga aleatët kryesorë të presidentit Assad, duhet të marrë pjesë në konferencë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG