Lidhje

Del në treg albumi “The Jazz Age” i Bryan Ferryt


Muzika e mirë i qëndron kohës, kjo shprehje është e vërtetë për albumin insturmental të okestrës së Bryan Ferry-t me titull “The jazz age”. Ky album ka risjellë disa prej krijimeve më të mira të këtij artisti në vite.

Kur dëgjon emrin e Bryan Ferrit, muzika jazz e viteve 1920 ndoshta është elementi i fundit që ju kujtohet. Kjo sepase ai njihet sëshumti si këngëtarë. Por për adhuruesit e tij dhe të grupit të tij muzikor Roxy Music, një album jazzi është një zgjedhje shumë e mirë për të shenjuar momentet më të arrira të karrierës së tij artistike.




Bryan Ferry u rrit me dëshirën për muzikën jazz. Ai lexonte revistat e kësaj rryme muzikore, si dhe dëgjonte në radio grupet e tij të preferuara. Një nga cd e para që ai bleu ishte kënga e famshme e Little-tonit “Bad Penny Blues”.

Më pas ai zbuloi muzikën e Charlie Parkerit, Billie Holiday dhe improvizimet e Ornette Armostrngut dhe Duke Ellingotnit. Ai thotë se u frymëzua nga grupet Hot Five të Armsotrongut kryesisht “Black and Tan Fantasy”.

67 vjeçari Bryan Ferry ka bashkëpunuar me regjisorin muzikor Colin Good për albumin “The jazz age”.

Në një intervistë për gazetën new York Times , muzikanti Ferry thotë se ky album ka sjellë ndryshe disa këngë të grupit Roxy Music. Ai sjell shembullin e pjesës “Avalo”, siç ka qenë nën interpretimin e dikurshëm të Roxy Music dhe se si është sjellë nga Bryan Ferry Orchestra.

Turneu muzikor me pjesë të albumit të fundit “ The jazz age” përmban koncerte në 15 qytete në Britaninë e Madhe, mes tyre teatri i ri i Oxfordit dhe Royal Albert Hall në Londër.
XS
SM
MD
LG