Lidhje

Brajan Uilson ofron një interpretim të ri të veprave të Xhorxh Gërshuin

  • Doug Levine

Brajan Uilson ofron një interpretim të ri të veprave të Xhorxh Gërshuin

Brajan Uilson ofron një interpretim të ri të veprave të Xhorxh Gërshuin

Brajën Uilson ka qenë gjithmonë një admirues i Xhorxh Gërshuinit. Ai i dëgjonte meloditë e këngëve “I’ve got a crush on you”, dhe “Rhapsody in Blue” dhe pjesë të tjera të njohura të Xhorxh dhe Ira Gershuinit që kur ishte fëmijë. Brajën u bë më vonë bashkë-themeluesi dhe udhëheqësi i një prej grupeve më të mira të rock n’ roll-it, The Beach Boys.

Brajën filloi të mendonte për inçizimin e një albumi me këngët e Gershuinit para një viti. Ai zgjodhi dhe orkestroi 12 nga pjesët më të njohura të Gershuinit dhe përfshiu edhe këngët “The like in I love you” dhe “Nothing but love.”

Gershuin la rreth 100 pjesë muzikore të papërfunduara kur vdiq në moshën 38 vjeçare në vitin 1937.

Brajën e vlerëson Gershuinin si krijuesin e këngës popullore. Ai thotë se Xhorxh Gershuin kishte një talent për të kompozuar melodi që askush nuk e ka arritur deri tani. Muzika e tij i ka qëndruar kohës dhe dëgjohet nga të gjithë moshat. Brajën, i cili ka inçizuar më shumë se 10 albumet solo që kur u nda nga grupi The Beach Boys në vitin 1988, thotë se ky është projekti më spiritual që ka punuar ndonjëherë. Brajën do të mbajë koncertin e tij të parë, nga gjashtë që do të ketë turneu i tij, në Australi me 29 tetor.

Të dëgjojmë përpunimin e këngës “Love is here to stay” nga albumi “Brian Wilson Reimagines Gershwin.”


XS
SM
MD
LG