Lidhje

Brammertz: Serbia nuk po bashkëpunon ende plotësisht për kapjen e Mlladiçit

  • Zëri Amerikës

Kryeprokurori i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në ish-Jugosllavi thotë se Serbia nuk po bashkëpunon ende plotësisht për kapjen e të akuzuarit për krime lufte Ratko Mlladiç.


Kryeprokurori Serg Brammertz, në komentet që bëri sot në Hagë, tha se Beogradi duhet të bëjë më shumë për të kapur Gjeneralin Mlladiç, personi më i kërkuar i OKB-së, i cili është në arrati që nga viti 1995.

Zoti Brammertz citohet gjithashtu të ketë thënë se do të ishte një katastrofë për viktimat nëse Mlladiçi nuk sillet para drejtësisë.
Ish-gjenerali serb akuzohet për krime gjatë rrethimit 44-mujor të Sarajevës, i cili la të vdekur 10 mijë vetë. Ai kërkohet gjithashtu në lidhje me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë të rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë.

Çështja e bashkëpunimit të Serbisë për kapjen e Ratko Mlladiçit është një nga pengesat për anëtarësimin e mundshëm të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG