Lidhje

Ish presidenti i Brazilit hetohet për korrupsion


Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, po ngre zërin kundër taktikave të policisës në hetimet për korrupsion kundër ish presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.

Dua të shpreh pakënaqësinë time absolute lidhur me faktin se ish presidenti Lula da Silva, i cili është paraqitur vazhdimisht vullnetarisht për të ofruar të dhëna para autoriteteve, tani i nënshtrohet në mënyrë të panevojshme praktikave të detyryeshme për të dhënë dëshmi të tjera.”

Policia dyshon se zoti Lula mori ryshfete nga kompanitë e ndërtimit që zhvillonin biznes me gjigandin shtetëror të naftës Petrobras.

Demostratat filluan pas ndalimit të shkurtër të zotit Lula të premten. Pas lirimit, Lula sugjeroi se hetimet kishin motiv politik.

“Ata thonë le ta fajsojmë atë sepse ky krah politik mund të rikthehet në pushtet.”

Të premten, policia bëri kontrolle në shtëpinë e zotit Lula në Sao Paulo, në shtëpitë e bashkëpunëtorëve të tij dhe zyrat e organizatës jofitimprurëse Instituti Lula. Policia federale thotë se firmat e implikuara në skemën e korrupsionit i paguan Institutit Lula rreth 8 milion dollarë për fjalime dhe donacione.

XS
SM
MD
LG