Lidhje

Brazil: Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për shenja jete pranë Rios

  • Zamira Edwards

Brazil: Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për shenja jete pranë Rios

Brazil: Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për shenja jete pranë Rios

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për shenja jete në fshatrat dhe qytezat në zonat kodrinore pranë Rios. Në lagjen Campo Grande pranë qytezës Teresopolis, që tani mund të arrihet vetëm me këmbë për shkak të baltës që ka mbuluar rrugët, banorët iu futën vetë punës për të nxjerrë nga toka trupat e të afërmve të mbuluar nga dheu që rrëshqiti të mërkurën në darkë, kur të gjithë flinin.

Presidentja e re e vendit, Dilma Rusef shkoi dje me helikopter në rajon. Ajo premtoi angazhimin e plotë të qeverisë në ndihmë të popullatës.

“Çfarë do të bëjmë? Do të ketë rrëshqitje dheu sa herë të ketë shira të dendur. Por ne duhet të garantojmë se njerëzit nuk do të vdesin si rezultat i tyre”.

Shkatërrimi, tha ajo, ishte akt nga Zoti, por shtoi gjithashtu se një ndër arsyet e numrit të madh të viktimave ishte fakti që shtëpitë ishin ndërtuar ilegalisht.

“Ajo që ndodhi në Brazil ishte rezultat i një mospërfilljeje absolute për popullatën e varfër. Këta njerëz nuk kanë ku të jetojnë tjetër. Prandaj janë vendosur në lugina, pranë lumejve dhe në anët e kodrave”.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Brazil, gjatë stinës së shirave. Por shirat e kësaj jave kanë qenë ndër më të dendurit që janë regjistruar ndonjëherë. Deri tani numri zyrtarë i vdekjeve llogaritet në afro 500 vetë, por mendohet se ka plot viktima të tjera nën shtresën e baltës dhe rrënojat e shkaktuar nga rrëshqitja e dheut. Ministria e Shëndetësisë thotë se po dërgon mjekime për të përballuar nevojat e personave që mbijetuan, ndërkohë që popullata ankohet për mungesa ushqimi dhe uji të pishëm. Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare, kostoja e rindërtimit të qytezës Teresopolis llogaritet në afro 60 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG