Lidhje

Zgjedhje presidenciale në Brazil


Miliona brazilianë po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale që pritet të kalojnë në një raund të dytë pas disa javësh.

Analistët thonë se Presidentja Dilma Rousseff, që ka hyrë në garë për të siguruar një mandat të dytë, mendohet se do të marrë numrin më të madh të votave sot por nuk ka gjasa që ajo të sigurojë shumicën absolute të votave të nevojshme për të shmangur balotazhin.

Zonja Rousseff përballet me dy rivalë kryesorë. Marina Silva është një heroinë e lëvizjes për mbrojtjen e mjedisit dhe ish anëtare e partisë në pushtet, që tani kandidon për Partinë Socialiste Braziliane. Social-Demokrati Aecio Neves është senator dhe ish-guvernator.

XS
SM
MD
LG