Lidhje

Brazil: Merren masa për pastrimin e lagjeve të varfëra nga trafikantët e drogës


Brazil: Merren masa për pastrimin e lagjeve të varfëra nga trafikantët e drogës
Brazil: Merren masa për pastrimin e lagjeve të varfëra nga trafikantët e drogës

Ndërsa Rio de Zhaneiro përgatitet për të organizuar Kupën e Botës dhe të Lojrave Olimpike që fillojnë pas katër vjetësh, një program ambicioz është duke u zhvilluar për të përmirësuar jetën në disa lagje që ndeshen me probleme të drogës. Do t’ju njohim me përpjekjet e policisë për të përmirësuar marrëdhëniet me komunitetet e varfëra, pas largimit të bandave të drogës.

...Është ora e edukimit fizik në një qendër të kujdesit ditor në Rio Favela, Qyteti i Perëndisë. Por, me një ndryshim. Mësuesi është oficer policie. Kjo është pjesë e një programi ambicioz për të përmirësuar marrëdhëniet me banorët në një nga lagjet më të dhunshme të qytetit. Kapiten Jose Luiz de Medeiros është drejtuesi i programit:

"Me punën që po bëjmë me fëmijët, ne mund të garantojmë që normalititeti mund të bëhet një gjë e përhershme. Veçanërisht me punën me fëmijë nga mosha e katër muaj deri në katër vjeç, që nuk kanë asnjë kujtim nga e kaluara e dhunshme e komunitetit."

Për dekada me radhë, Rio Favella kontrollohej nga bandat e drogës. Kur policia hynte gjithmonë kishte shkëmbime zjarri, dhe banorët shpesh ishin viktimë e plumbave. Banorët kanë frikë nga policët, të cilët janë akuzuar për korrupsion dhe madje edhe vrasje. Por kjo po ndryshon.

Sot, bandat e drogës janë zhdukur të detyruar nga policia dhe puna për rivendosjen e marrëdhënie me komunitetin ka filluar.

Një qendër ka klasa në Karate, muzikë, dhe kompjuter, ku oficerë të policisë kryejnë rolin e mësuesit. Disa prej policëve janë hequr nga detyra e zakonëshme të patrullimit në rrugë, për të dhënë mësime në këtë qendër. Larisa Santos mëson anglisht.

"Më parë unë kisha frikë nga policët. Por tani që kam ardhur këtu, dhe marrë mësime, mendoj ndryshe."- thotë një studente.

Policiët thonë se janë duke punuar për të ndryshuar metodat e tyre të stërvitjes.

"Ne stërvitemi njësoj si policia ushtarake . Por më shumë rëndësi tani po kushtohet marrëdhënieve me komunitetin, të drejtave të njeriut dhe zgjidhjes së konflikteve."

Kapiten Medeiros thotë se ai i udhëzon oficerët e tij për të sillen me respekt ndaj banorëve. Por pas dekadave të konfrontimit, duke se për të fituar besimin e tyre nuk është e lehtë. Ulysses Dacosta jeton në Rio Favella. Ai thotë se sjellja e policisë është ende problem.

"Ata janë stërvitur për të luftuar trafikun e drogës që nuk ekziston më në këtë zonë. Ata e trajtojnë një banor si të ishte shpërndarës droge. Mendoj se në radhë të parë duhet të qetësohen policët dhe pastaj banorët,"- thotë ai.

"Ndalimi dhe kontrolli në rrethana të caktuara është i ligjshëm. Por kjo duhet të jetë e arsyetuar dhe të bëhet në mënyrë profesionale. Poshtërimit është diçka që na shqetëson. Ndalimi dhe kontrolli i një banori në mënyrë poshtëruese nuk do të tolerohet."

Kapiten Medeiros thotë se shërbimet sociale si kjo qendër e kujdesit ditor përbën shansin më të mirë për t'i dhënë fund ciklit të dhunës në këtë zonë. Në këtë kopësht fëmijët kalojnë rreth 11 orë në ditë, ndërsa prinërit e tyre punojnë.

Drejtoresha Vania Ricci Winzap thotë se pa kujdesin e policisë, shërbime të tilla sociale as që do të ekzistonin në këtë komunitet. Ajo shton se është e pa arsyeshme frika e disave që thonë se programi do të marrë fund me përfundimin e Kupës së Botës dhe Lojrave Olimpike. Pa programe të tilla dhe pa një prani të policisë në komunitet, trafikantët e drogës do të ktheheshin më me forcë, dhe kjo do të ishte fatkeqësi.

Oficerët e policisë thonë se mund të marrë një brez për të sjellë ndryshime reale, por ata janë të përkushtuar.

XS
SM
MD
LG