Lidhje

Brazili fitues i Medaljes së Artë në futboll


Brazili mori medaljen e artë në garën e futbollit të Lojërave Olimpike të Rios, pasi shënoi fitore në ndeshjen me Gjermaninë. Kjo ishte fitorja e parë olimpike për futbollistët brazilianë, në një vend ku futbolli është një lojë me popullaritet të gjerë.

Kapiteni i skuadrës braziliane Neymar shënoi golin e fitores në kohën shtesë, pas barazimit me rezultatin 1 me 1.

Turma e spektatorëve shpërtheu në brohorima për fitoren e skuadrës braziliane. Brazili pati humbur tri herë në ndeshjet finale të Olimpikeve, më 1984, 1988 dhe 1912, por këtë herë e fitori titullin ndërkombëtar, duke mundur skuadrën gjermane, e cila e pati poshtëruar me rezultatin 7 me 1 në fushën e vet, në lojërat gjysmëfinale të Kupës Botërore në vitin 2014.

Skuadra gjermane është e vetmja fituese Kampionatit Botëror të Futbollit, që nuk ka mundur të marrë asnjëherë një medalje të artë në Lojërat Olimpike.

XS
SM
MD
LG