Lidhje

Brazil: Presidentja Rouseff në prag të shkarkimit


Gjykata e Lartë e Brazilit hodhi poshtë një apel të minutës së fundit të Presidentes Dilma Rouseff për të ndalur procesin e Senatit për shkarkimin e saj, duke i hapur rrugën debatit dhe votimit për këtë çështje.

Aleatët e presidentes argumentuan të mërkurën në Senat se debati dhe votimi duhet të shtyhet deri kur të vendoste gjykata. Tani që Gjykata e Lartë ka marrë një vendim, Presidentja Rousseff duket se ka humbur shansin e fundit për të shmangur largimin nga detyra.

Sipas anketave të zhvilluara nga gazetat, 50 senatorë pritet të votojnë në favor të gjykimit të Presidentes, më tepër se shumica e nevojshme për këtë vendim. Megjithatë, nuk është e qartë në se këta senatorë, po ashtu do të votonin për shpalljen e saj fajtore.

Rousseff akuzohet për manipulim me fondet për të fshehur gjendjen e financave të vendit gjatë fushatës për rizgjedhjen e saj në vitin 2014.

Ajo thotë se kundërshtarët e saj, mes të cilëve nënpresidenti

Michel Temer, i cili është gjithashtu nën hetim për korrupsion, po përpiqen për një grusht shteti.

Të hënën u shfaqën disa paqartësi për fillimin e një procesi gjyqësor ndaj zonjës Rousseff, kur Kryetari i Përkohshëm i Dhomës së Ulët të Paralamentit tha se votimi muajin e kaluar për ta çuar çështjen në Senat ishte i pavlefshëm.

Ai tha se Presidentes Rousseff nuk ju dha asnjëherë mundësia të vetëmbrohej, gjë që e bënte të paligjshëm votimin për fillimin e procesit gjyqësor ndaj saj. Megjithatë, më vonë ai e tërhoqi argumemtin e tij dhe Kryetari i Senatit, Renan Calheiros, tha se do të procedohej sipas planit të mëparshëm, me një debat dhe më pas votim për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG