Lidhje

Java e tatuazheve në Brazil


Artistë tatuazhesh nga Brazili dhe gjithë bota u mblodhën në Rio de Janeiro për hapjen e javës së tatuazheve. Në 200 stenda, të apasionuarit e tatuazheve zgjidhnin mes mijëra modeleve nga artistët më të zotë në këtë fushë. Është hera e tretë që zhvillohet një aktivitet i tillë. Në këtë të ashtuquajtur panair mbahen edhe disa konkurse, si për shembull Miss Tatuazhi. Fituesit shpallen ditën e fundit të festivalit, nesër.

XS
SM
MD
LG