Lidhje

Rousseff anulon vizitën në Uashington


Nuk janë dhënë shkaqe, por ky veprim vjen pasi Brazili kërkoi shpjegime mbi njoftimet se NSA kishte përgjuar komunikimet e presidentes braziliane

Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff ka ndaluar përgatitjet paraparake për vizitën e saj në Washington.

Një deklaratë nga pallati presidencial i Brazilit tha se ishte anuluar vizita për një ekip planifikuesish, personeli i sigurisë dhe oficerë të protokollit të cilit do të fillonin përgatitjet për një vizite shtetërore me 23 tetor. Nuk janë dhënë shkaqe për anullimin.

Por ky veprim vjen pasi Brazili kërkoi spjegime nga Uashingtoni lidhur me njoftimet se Agjencia për Sigurinë Kombëtare kishte përgjuar komunikimet e presidentes Rousseff.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama mund të takohet me homologen braziliane në takimin e G20-s në Rusi për të diskutuar çështjen në fjalë.

XS
SM
MD
LG