Lidhje

Tragjedia në Brazil: Arrestohen tre persona


Policia në Brazil tha se tre persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin në një klub nate ku u vranë më shumë se 230 persona të djelën në mëngjes.

Media lokale njoftoi se një nga pronarët e klubit dhe dy anëtarë të bandës muzikore që po luante atë natë janë arrestuar.

Zjarri përpiu me shpejtësi klubin e natës në Santa Maria, në jug të Brazilit, duke bllokuar njerëzit në sallën e mbushur. Më shumë se 100 persona janë plagosur.

Zyrtarët thane se klubi ishte mbushur me student kur filloi zjarri. Të mbijetuarit thane se një anëtar i grupit muzikor hodhi mjete argëtuese me zjarr në tavan, duke shkaktuar zjarrin në ndërtesë.

Shumë nga viktimat u asfiksuan ose u shtypën me këmbë ndërsa njerëzit në panic shtynin për të dale nga ndërtesa që kishte sipas të mbijetuarve vetëm një dalje emergjente të hapur.

Anëtarët e familjeve kanë filluar të varrosin të afërmit e tyre.

Ndërsa vendi vajton, Brazili anuloi një shfaqje të planifikuar për sot në kryeqytetin Brazilia, për të shënuar 500 ditët nga fillimi i Kampionatit Botëtor të Futbollit 2014.

Katastrofa ndodh në një kohë që Brazili po përpiqet t’i tregojë pjesës tjetër të botës se është gati të mirëpresë vitin e ardhshëm Kampionatin Botëror dhe Lojrat Olimpike në 2016-ën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG