Lidhje

Brazili ka zyrtarisht në post të parën grua – presidente


Brazili ka zyrtarisht në post të parën grua – presidente
Brazili ka zyrtarisht në post të parën grua – presidente

Brazili ka tani zyrtarisht në post të parën grua – presidente.

Dilma Rousef bëri betimin sot në një ceremoni në kryeqytetin e vendit, Brazilia. Ajo e merr stafetën nga Lula da Silva, presidenti shumë popullor dhe politikani që e përgatiti vetë zonjën Rousef.

Presidentja e re ka qenë më parë shefja e personelit të zotit Da Silva dhe në fjalimin e saj të parë para Kongresitt ajo premtoi të vazhdojë shumë nga politikat ekonomike dhe programet e asistencës sociale të presidentit të mëparshëm.

Nën qeverisjen e Lula da Silvas, Brazili u bë një ndër ekonomitë kryesore të botës, përkrah Rusisë, Indisë dhe Kinës. Sipas përllogaritjeve 30 milionë vetë iu shtuan klasës së mesme të vendit gjatë presidencës së tij 8-vjeçare.

Ekspertët thonë se Presidentja Rousef do të ketë shumë sfida, përfshirë politikat për të shkurtuar shpenzimet qeveritare dhe rënien e vëllimit të eksporteve braziliane.

XS
SM
MD
LG