Lidhje

Brazili zgjedh gruan e parë presidente


Brazili zgjedh gruan e parë presidente
Brazili zgjedh gruan e parë presidente

Kandidatja e partisë në pushtet Dilma Rousseff fitoi balotazhin për zgjedhjet presidenciale në Brazil ditën e djeshme dhe u zotua që të vazhdojë politikat e nisura nga presidenti Luz Inacio Lula da Silva.


Zonja Rousseff do të jetë presidentja e parë femër e Brazilit, kur ajo të kryejë betimin në 1 janar të 2011. Ajo u tha mbështetësve të saj në fjalimin e fitores në kryeqytetin e vendit, Brazilia, se do të vazhdojë ndihmën sociale dhe politikat ekonomike të qeverisë. Ajo i bëri thirrje biznesit, kishave dhe grupeve të tjera që të luftojnë varfërinë, duke thënë se qeveria nuk mund t’ia dalë dot e vetme.

Komisioni zgjedhor në Brazil, tha se zonja Rousseff, e Partisë së Punëtorëve, mori 56% të votave, ndërsa kundërshtari i saj, Jose Serra i Partisë Social Demokrate 44%. Ajo zëvendëson idhullin e saj politik, presidenti Lula de Silva. Presidenti Lula de Silva me një popullaritet të gjerë largohet nga ky post pas kryerjes së dy mandateve.

XS
SM
MD
LG