Lidhje

"Maratona e Jetës", ndërgjegjësimi për kancerin


Në Tiranë u zhvillua të dielën "Maratona e Jetës", një veprimtari për të ndërgjegjësuar opinionin ndaj kancerit të gjirit, i cili po përhapet në mënyrë të konsiderueshme. Një tjetër tubim u zhvillua në sheshin Nënë Tereza për Ditën Europiane kundër Trafikimit të Personave.

Organizata dhe vullnetarë të shoqërisë civile si dhe të rinj e banorë te Tiranës u bashkuan sot në sheshin Nënë Tereza në Dita Europiane kundër Trafikimit të Personave.

Drejtues të arsimit, të çështjeve sociale dhe të forcave të rendit bënë thirrje për pjesëmarrje të vendosur në luftën kundër trafiqeve.

Koordinatorja kombëtare kundër trafiqeve njerëzore, Elona Gjebrea, kërkoi që qytetarët të mos qëndrojnë indiferentë, por të ndihmojnë personat e rrezikuar.

Në të njëjtën kohë me veprimtarët kundër trafiqeve njerëzore në sheshin nënë tereza, qindra veprimtarë të tjerë morën pjesë në maratonën e jetës, kushtuar ndërgjegjësimit të grave kundër kancerit të gjirit.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, tha se sëmundja është detyrë e mjekësisë, por kujdesi për shëndetin është detyrë e të gjithëve për të parandaluar të keqen me sporte dhe veprimtari pro mjedisit.

Dita Europiane kundër trafikimit të personave u bashkua sot edhe me ditën e Tiranës pa makina dhe me maratonën e jetës për ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj kancerit të gjirit.

Qindra sportistë dhe shkollarë mbushën rrugët e kryeqytetit me maratonistë dhe me biçikleta, duke tërhequr vëmendjen për kujdes më të madh ndaj jetës dhe shëndetit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG