Lidhje

Tiranë: Pezullohet zyrtari i lartë i policisë


Police Official Erzen Brecani
Police Official Erzen Brecani
Në Tiranë, drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj vendosi sot pezullimin me një muaj nga detyra të nëndrejtorit të policisë së Tiranës Erzen Brecani, pas publikimit të mesazhit të tij në Facebook ku ai bënte thirrje për rrëzimin e zotit Rama.

Sipas mesazhit në faqen e tij Facebook, zoti Brecani bënte thirrje për përmbysjen e kryetarit socialist Edi Rama, të cilin ai e karahasonte me Hitlerin apo me diktatorin Enver Hoxha.

Zoti Brecani mohoi të ketë qenë ai autori i mesazhit, duke u shprehur se mund të ketë qenë dikush tjetër që ta ketë shkruar atë, kur faqja e Facebook-ut ka qenë e hapur. Socialistët reaguan ashpër, duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Pas vendimit të sotëm, zoti Brecani deklaroi se ai e ka kryer detyrën prej 20 vjetësh në respekt të ligjit, dhe se kanë qenë socialistët ata që e kanë politizuar aktivitetin e tijnë shumë raste. Pak muaj më parë ai pati edhe një pezullim të tjetër pasi u akuzua se kishte keqtratuar një operator të televizionit Top Channel.
XS
SM
MD
LG