Lidhje

Bred Piesley hedh në treg albumin e ri “Kjo është muzika kantri”

  • Meri Morningstar

Bred Piesley hedh në treg albumin e ri “Kjo është muzika kantri”

Bred Piesley hedh në treg albumin e ri “Kjo është muzika kantri”

Këngëtarii Bred Piesley ka hedhur në treg albumin e fundit me titull “Kjo është muzika kantri”. Kritika e ka vlerësuar këtë album, e madje revista e përjavshme Enterteinmet, e ka cilësuar si një album që tregon historinë e muzikës kantri.

Brad Piesley mednon se titulli i albumit të tij të ri” Kjo është muzika kantri”, i jep tonalitetin të gjithë këngëve të albumit. Ai thotë se kënga me këtë titull është frymëzuese për të gjithë albumin. Këngët e tjera janë plotësuese të idesë fillestare që jepet në këtë këngë - thotë ai.

Brad Piesley është i njohur për larminë e tij në krijimet muzikore, çka tregon dhe të gjitha aspekte e personalitetit të tij. Këngët më të njohura të tij janë balada, këngë ritmike si dhe këngë me nota humori. Ai thotë se ndjehet me fat që m kanë lejuar që të jem vetvehtja, sepse jo të gjithë lejohen që të bëjnë atë që duan.

Brad ka shkruar 12 nga 15 këngët e albumit “Kjo është muzika kantri”. Në këtë album ka bashkëpunime me Keri Undervud, Don Henlein, Blek Shelton, aktorin Klint Istvud si dhe grupin legjndar të muzikës kantri, Alabama, bashkëpunimi i të cilëve renditet në krye të klasifikimeve muzikore.

Bred Paisely ka nisur turneun e tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.. Turneu i tij përfshin ndalesat në 35 qytete, ku do të ketë koncerte në 5 stadiume. Në fund të këtij viti Brad do të publikojë libirin e tij të parë me titull “Diary of a player” ku rrëfen historinë se si u bë një yll i muzikës kantri. Në këtë libër, Brad shkrun dhe për kujtimet që ka me muzikantë të muzikës kantri, Bluz dhe rokendroll, të cilët e kanë frymëzuar atë gjatë jetës së tij.

Një ndër bashkëpunimet më të spikatura të albumit të fundit është dhe kënga me titull “Rimend me”, i cili është një duet me këngëtaren Keri Andervud.

XS
SM
MD
LG