Lidhje

Breivik dëshmon në gjyq

  • Zëri Amerikës

Ekstremisti i djathtë norvegjez Anders Behring Breivik dëshmon sot në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij nën akuzat për vrasje dhe terror. Breivik ka pranuar vrasjen e 77 personave, por pretendon të ketë vepruar në vetë-mbrojtje.

Dëshmia e tij u shty sot për pak kohë, ndërsa gjykata zëvendësoi një prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili ishte shprehur publikisht se i pandehuri meritonte dënimin me vdekje. I pandehuri me pikpëpamje ekstremiste anti-islamike pretendon se ai i sulmoi zyrat qeveritare në Oslo dhe një kamp të rinjsh për të goditur, siç shprehet ai, forcat e majta politike që ai i fajëson për lejimin e imigracionit në Norvegji.

Televizioni norvegjez do të transmetojë pjesë nga gjyqi, por nuk është lejuar të transmetojë dëshminë e të pandehurit që është planifikuar të zgjasë pesë ditë.

XS
SM
MD
LG