Lidhje

Breivik: Jam i pafajshëm

  • Zëri Amerikës

Anders Behring Breivik, aktivisti i djathtë në Norvegji që pranoi se kishte vrarë 77 vetë në muajin korrik, tha sot para gjykatës se nuk ishte fajtor nën akuzat për terror dhe vrasje, duke shtuar se veprim i tij ishte për t’u vetëmbrojtur.

I pandehuri e pranoi se ishte autori i shpërthimit të makinës bombë në Oslo, si dhe i masakrës në kampin e të rinjve në ishullin Utoya, në afërsi të kryeqytetit më 22 korrik, por theksoi se ndonëse i kishte kryer këto akte, ai nuk ishte fajtor për ndonjë krim.

Nga shpërthimi në Oslo humbën jetën 8 vetë. 69 të tjerë u vranë gjatë hapjes së zjarrit në kampin e rinisë. I pandehuri tha se po mbronte Norvegjinë nga kulturat e tjera që po hyjnë në vend dhe nga rreziku i vënies së saj nën kontroll nga myslimanët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG