Lidhje

Breivik këmbëngul se nuk është i çmendur

  • Zëri Amerikës

Norvegjezi i cili akuzohet për vrasjen e 77 personave i ka thënë një gjykate në Oslo se ai nuk është i çmendur.

Anders Behring Breivik sot tha se një raport që e shpall atë të çmendur ishte i bazuar në “trillime” nga psikiatri i emëruar nga gjykata. Më parë ai ka thënë se një vendim që do ta shpallte atë të çmendur do të ishte “më i keq se sa vdekja”.

Breivik e ka pranuar se ka vrarë 77 persona për të luftuar multi-kultaritetin në Norvegji dhe atë që ai e sheh si një pushtim mysliman të Evropës.

Javën e kaluar, Breivik përshkruajti hollësitë e tmerrshme të mënyrës se si kishte planifikuar vrasjen e 69 personave në korrik të vitit të kaluar në një kamp politik për të rinjtë në një ishull afër Oslos. Para këtij veprimi ai kishte vrarë tetë persona përmes shpërthimit të një bombe në Oslo.

XS
SM
MD
LG