Lidhje

Breivik kthehet në vendngjarje

  • Zëri Amerikës

Breivik kthehet në vendngjarje

Breivik kthehet në vendngjarje

Autoritetet norvegjeze thonë se 32 vjeçari i cili rrëfeu se ka vrarë 69 njerëz muajin e kaluar në një ishull liqenor, i ka përshkruar vrasjet me ‘detaje të hollësishme” gjatë një vizite të mbikqyrur rreptë në skenën e krimit.

Prokurori Paal Fredrik Hjort, duke folur sot në Oslo, tha se Anders Behring Breveik drejtoi policët në ishullin Utoja për 8 orë, duke përshkruar itenerarin e bërë në 22 korrik, 40 km në veriperëndim të kryeqytetit.

32 vjeçari ka pranuar se ai vendosi bombën jashtë zyrave qeveritare në Oslo mëngjesin e së njëjtës datë, duke vrarë 8 njerëz.

Media norvegjeze shfaqi pamjet e mbërritjes së Breveik dje në skenën e krimit me autoritetet në të njëjtin traget që ai përdori për të shkuar në ishull muajin e kaluar. Ai ishte i lidhur me litarë dhe kishte të veshur një jelek anti plumbë.

Ai është parë që të tregonte me dorë nga vendngjarja dhe të improvizonte në ajër momente kur godiste me armën e zjarrit.

XS
SM
MD
LG