Lidhje

Brexit – argumentet pro dhe kundër


Shqetësimet për emigracionin dhe të ardhmen e ekonomisë po ndezin një debat të nxehtë në Britani, ku votuesit më 23 qershor do të vendosin nëse vendi i tyre duhet të largohet ose të mbetet në Bashkimin Evropian. Debati është veçanërisht kompleks në rajonin Cornwall të Anglisë, një zonë ekonomikisht në depresion, e cila merr një mbështetje të madhe nga BE-ja - fonde që kanë shkuar për ndërtimin e infrastrukturës teknologjike, qendrave të biznesit dhe universiteteve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Luis Ramirez ishte në rajon për të dëgjuar se ç’mendonin njerëzit rreth daljes ose jo të Britanisë nga BE-ja.

Miniera të braktisura si kjo, i gjen kudo në zonën rurale në Cornwall. Dikur një qendër për novacionin dhe industrinë, Cornwall është quajtur “e varfëra” e Evropës.

Por promovuesve të biznesit u pëlqen të thonë se Cornwall ka një fytyrë të re. Kjo kompani për zhvillimin e programeve kompjuterike është rigjallëruar pasi filloi pesë vjet më parë, falë mbështetjes së BE-së.

“Ne do të dyfishohemi në madhësi gjatë 12 muajve të ardhshëm, dhe realisht nuk duket se do të ndalemi aty” , thotë biznesmeni Toby Parkins.

Fondet e BE-së kanë paguar për infrastrukturën teknologjike. Dhe ndryshimi?

“Gjigand. Në se do të ishe këtu 10, 15 vjet më parë, Cornwall ishte shumë ndryshe.”

Por vendet e mira të punës janë të pakta dhe të ardhurat nuk janë rritur në mënyrë dramatike.

Cornwall është një qendër për fushatën për largimin nga Evropa. Sovraniteti është një arsye që përmendin njerëzit. Historia është një tjetër.

((JOHN HODGSON, RESIDENT)) ((1:10 ))

“Arsyeja përse duhet të largohemi është se na pëlqen liria jonë. Kjo mund të jetë si ajo që bëri Gjermania naziste dhe atë nuk mund ta harrojmë”, thotë John Hodgson.

Banorët ankohen se industria e peshkimit ka rënë ndjeshëm dhe ata fajësojnë konkurrencën nga BE-ja. Një çështje e rëndësishme është imigracioni.

“Njerëzit po vijnë. Polakët, janë njerëz shumë punëtorë por ata po vijnë dhe po punojnë për pagë më të ulët gjë që ushtron trysni mbi banorët vendas”, thotë Mark Jackett.

Mes gjeneratës më të re në universitetin Falmouth të financuar nga BE-ja, i pari në rajon, ka një tjetër pikëpamje.

“Nuk mendoj se largimi është një ide e zgjuar. Mendoj se jemi më të sigurtë të qëndrojmë në Bashkimin Evropian”, thotë një student.

“Largimi do të ishte një ndryshim i madh që sjell paqëndrueshmëri për të ardhmen. Qëndrimi, do të thotë se nuk do të ketë shumë ndryshim. E di që Cornwall përfiton shumë nga BE-ja, veçanërisht ky kampus.”

“Mendoj se ndikimi i largimit do të jetë aq negativ për këtë brez, saqë nuk do t’ia vlente.”

Këto kohë janë të pasigurta për biznesmenin Toby Parkins. Ai është i shqetësuar rreth referendumit dhe kufizimeve të reja të imigracionit.

“Ne merremi me viza ndërkombëtare dhe më besoni, është shumë e vështirë. Kemi humbur kandidatë të mirë. Kemi humbur kontakte në të kaluarën pasi nuk kemi qënë në gjendje të rekrutojmë njerëz aq shpejt sa duhet. Kjo dëmton produktivitetin.”

Parkins thotë se ka plane për t’u larguar nga Cornwall, ndoshta për në Estoni apo Spanjë.

Nuk është e qartë çfarë do të sjellë referendumi.

Më 23 qershor do të vendoset nëse rajoni do të qëndrojë në rrugën për t’u bërë përsëri një forcë ekonomike.

XS
SM
MD
LG