Lidhje

Takim i BRICS në Rusi


Përfaqësues të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, ose siç quhet ndryshe grupit BRICS janë mbledhur sot në qytetin Ufa të Rusisë për takimin e tyre të përvitshëm, nën masa të rrepta sigurie.

Grupi pritet të krijojë këtë muaj një institucion financiar me fonde prej 100 miliardë dollarësh, që shihet si alternativë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Banka e Re e Zhvillimit e grupit BRICS pritet të fillojë financimin e projekteve të infrastrukturës në pesë vendet e tij vitin e ardhshëm. Përfaqësuesit e këtyre vendeve finalizuan planet dhe kontributet e tyre në një takim paraprak të martën.

Tiparet e përbashkëta të vendeve në BRICS, janë fakti që janë industrializuar relativisht së fundmi, kanë ekonomi që po rriten me shpejtësi dhe ndikim të konsiderueshëm në arenën ndërkombëtare.

Në takim marrin pjesë presidentët Vladimir Putin i Rusisë, Xi Jinping i Kinës, Dilma Rousseff e Brazilit, i Afrikës së Jugut Jacob Zuma dhe kryeministri indian Narendra Modi.

XS
SM
MD
LG