Lidhje

Mbretëresha e Britanisë takohet me ish-komandantin e IRA-s


Mretëresha Elizabet e Britanisë së Madhe për herë të parë u takua sot me ish drejtuesin e Ushtrisë Republikane Irlandeze Martin McGuiness. Shtrëngimi i duarve me tyre cilësohet si një hap i madh drejt pajtimit 14 vjet pas përfundimit të konfliktit që shkaktoi vdekjen e mijëra njerëzve.

Mbretëresha Elizabeth e Britanisë për herë të parë i zgjati sot dorën ish-komandantit të Ushtrisë Republikane Irlandeze Martin McGuinness, një veprim i madh historik pas konfliktit që i mori jetën më shumë se 3 mijë e 500 njerzve, kushëririn e mbretëreshës, Lordit Louis Mountbatten, i cili i vra nga një bomb që IRA vendosi në barkën e tij më 1979.

Takimi me zotin McGuinness, i cili tani është zëvendës kryeministri i parë i Irlandës së Veriut që është nën kontrollin britanik, vjen 14 vite pasi Ushtria Republikane Irlandeze i dha fund luftës së saj kundër Britanisë dhe është një hap i madh i një procesi paqeje, suksesi i të cilit studiohet në mbarë botën. Mbretëresha u takua me zotin McGuinness në një lagje të klasës së mesme në periferi të Belfastit nën masa të forta sigurie.

Ka patur kundërshtime ndaj këtij gjesti të pajtimit nga disa militantë irlandezë dhe nga disa prej viktimave të Ushtrisë Republikane Irlandeze. Por shumica e politikanëve të Irlandës së Veriut e kanë mbështetur takimin e tyre.

“Në të gjitha nivelet ky është një hap i madh, por është vetëm një hap drejt një procesi të gjatë. Procesi i pajtimit në Irlandën e Veriut dhe në ishullin e Irlandës mund të marri disa breza”, tha John Reid, ish Sekretar i Shtetit për Irlandën Veriore.

Zoti McGuinness ka kohë që është pajtuar me udhëheqësin e Unionistëve anti-katolikë, Ian Paisley, me të cilin ishin pjesë e qeverisë së përbashkët provinciale. Mbretëresha rregullisht takohet me politikanë të lartë të lëvizjes Unioniste të Protestantëve të cilët duan që Irlanda e Veriut të mbetet pjesë e Britanisë së Madhe, por ajo nuk është takuar me anëtarët e Sinn Fein-it, partia më e madhe që përfaqësonë nacionalistët katolikë të cilët duan bashkim me Irlandën.

Mretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj princi Philië arritën dje në Irlandën Veriore për një vizit dy ditore për të shënuar 60 vjetorin e saj në fronin britanik.
XS
SM
MD
LG