Lidhje

Britani, vendim i ri për vdekjen e tifozëve


Juria në Britani vendosi sot se vdekja e 96 tifozëve të futbollit, e konsideruar si tragjedia më e madhe sportive në Britani, u shkaktua për faj të veprimeve të policisë dhe projektit jo të mirë të stadiumit.

Vendimi ishte pasojë e hetimeve të reja në tragjedinë e vititi 1989 gjatë ndeshjes gjysmë-finale midis Liverpool-it dhe Nottingham Forest. Fillimisht, vdekja e tifozëve ishte konsideruar si aksidentale.

96 tifozë në të 30-tat humbën jetën të shypur nga turma dhe qindra të tjerë u plagosën. Në vendimin e sotëm të jurisë thuhet se seksioni i stadiumit ku tifozët qëndronin në këmbë u tej-mbush në mënyrë të rrezikshme dhe veprimet e policisë si dhe dyert difektoze vetë-rrotuellese ishin ndër faktorët kryesorë që çuan në vdekjen e tifozëve të shtypur nga turma.

XS
SM
MD
LG