Lidhje

Britania do t’i japë fund mbajtjes në burg të fëmijëve të prinderve pa dokumente


Britania do t’i japë fund mbajtjes në burg të fëmijëve të prinderve pa dokumente
Britania do t’i japë fund mbajtjes në burg të fëmijëve të prinderve pa dokumente

Qeveria britanike tha sot se do t’i japë fund mbajtjes në burg të fëmijëve të personave që u është mohuar kërkesa për azil, ndërsa ata presin të deportohen nga vendi.

Zëvendës-kryeministri Nick Clegg tha se qeveria do t’i jepte fund kësaj praktike “të turpshme”, që vetëm vitin e kaluar kishte vënë prapa hekurave 1 mijë fëmijë të pafajshëm.

Nga muaji mars i vitit të ardhshëm, tha zoti Clegg, fëmijët e azilkërkuesve, të cilëve u është mohuar leja e qëndrimit në Britani, do të akomodohen në mjedise “të përshtatshme për familje”.

Zoti Clegg tha se vendimi pasqyron dëshirën e qeverisë për të vënë ne mbrojtje fëmijët.

Qendra Ligjore për Fëmijë mirëpriti me rezerva vendimin dhe tha se shqetësohet se akomodimet e propozuara duken se janë burg me një emër tjetër.

XS
SM
MD
LG