Lidhje

Dy arrestime të reja në lidhje me sulmin e Londrës


Policia e Londrës tha sot se ka bërë dy arrestime të tjera në lidhje me sulmin pranë parlamentit.

Komandanti i kundërterrorizmit Mark Rowley i karakterizoi arrestimet si “të rëndësishme”, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme. Ai tha se nëntë persona janë aktualisht të ndaluar dhe një person është liruar.

Zyrtarët e policisë e identifikuan autorin e sulmit që shkaktoi vdekjen e katër vetëve pranë parlamentit si Khalid Masood. 52 vjeçari i lindur në Britani, ishte konvertuar në mysliman dhe ishte emër i njohur për policinë për një numër dënimesh së mëparshme për agresion dhe armëmbajtje.

Rowley tha se emri i lindjes i Masoodit ishte Adrian Russell Ajao dhe i bëri thirrje publikut për çdo informacion që mund të ketë për të.

Grupi Shteti Islamik tha se Masood ishte “ushtar” i grupit ekstremist që i ishte përgjigjur thirrjes së grupit terrorist për të sulmuar civilë dhe ushtarakë në vendet aleate të koalicionit që po lufton ISIS-in, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Masood nuk ishte dënuar ndonjëherë në lidhje me terrorizmin por zyrtarët britanikë të siguriës thane se ishte hetuar në të kaluarën “në lidhje me shqetësime për ekstremizën të dhunshëm”. Autoritetet thane se besojnë se ai kishte vepruar i vetëm kur ndërmori sulmin.

Sulmi filloi kur një autostradë u përplas me një grup këmbësorësh në Urën Westminster, pranë Dhomës së Komuneve. Pas përplasjes, autori i sulmit doli nga makina dhe vrapoi drejt hyrjes së Parlamentit, ku sulmoi me thikë një oficer të sigurisë duke e vrarë atë para se të vritej nga një oficer tjetër.

XS
SM
MD
LG