Lidhje

Policia britanike: Bomba e gjetur në avion do të shpërthente në lindje të SHBA


Policia britanike: Bomba e gjetur në avion do të shpërthente në lindje të SHBA
Policia britanike: Bomba e gjetur në avion do të shpërthente në lindje të SHBA

Policia britanike thotë se një bombë e gjetur në një avion transporti në një aeroport britanik muajin e kaluar, ishte parashikuar që të shpërthente në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Bomba ishte njëra prej dy të tillash të dërguara nga Jemeni drejt sinagogave në qytetin e Çikagos. Ato ishin fshehur në kutitë e bojës së printerave dhe ishin dërguar përmes sistemit postar UPS. Ato u kapën në Britani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë të policisë britanike sot thuhej se nëse paisja shpërthyese e gjetur në Britani nuk do të ishte hequr nga avioni, “ajo mund të ishte aktivizuar në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara”.

Dega e al-Kaidës në Jemen mori përgjegjësinë për komplotet me bomba.

Grupi kishte thënë gjithashtu se ishte përgjegjës për rrëzimin e një avioni të UPS-it në Emiratet e Bashkuara Arabe në shtator, një pretendim që sipas njoftimeve Shtetet e Bashkuara e kishin hedhur poshtë.

Një buletin i brendshëm i FBI-së dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare , i siguruar nga Associated Press thotë se organizatat terroriste shpesh marrin përgjegjësi për ngjarje të tilla për të konsoliduar imazhin e tyre.

XS
SM
MD
LG