Lidhje

Policia shpërndan protestën e studentëve britanikë në qendër të Londrës

  • Zëri Amerikës

Policia shpërndan protestën e studentëve britanikë në qendër të Londrës

Policia shpërndan protestën e studentëve britanikë në qendër të Londrës

Policë me kuaj hynë në mes të turmës së studentëve britanikë që demonstronin në qendër të Londrës sot duke protestuar kundër ngritjes së pagesës së arsimit universitar.

Deputetët brenda në parlament miratuan paketën e debatueshme që ngrenë pagesat për studimet universitare në Angli, pjesë e një plani më të gjerë të qeverisë për të përballuar krizën.

Zyrtarët e qeverisë kanë thënë se rritja, që trefishon pagesat, është e nevojshme për të mbajtur lart cilësinë e arsimit në universitete.

Policia u përlesh me disa studentë përpara parlamentit. Studentpt hodhën shkopinj ndaj policisë dhe bomba tymuese para kuajve. Të paktën një nga demonstruesit i kishte duart në pranga dhe një polic në tokë.

Kjo është protesta e fundit e një vargu protestash kundër planit që do ta bënte pagesën vjetore rreth 14 mijë dollarë.

XS
SM
MD
LG