Lidhje

Britani, arrestohen 6 të dyshuar për terrorizëm


Autoritetet britanike thonë se pesë burra dhe një grua u arrestuan në një aksion që nuk kishte lidhje me Lojrat Olimpike

Autoritetet britanike thonë se kanë arrestuar gjashtë të dyshuar për terrorizëm, pesë burra dhe një grua, një aksion që nuk kishte lidhje me Lojrat Olimpike.

Policia thotë se të ndaluarit janë të moshës nga 18 deri në 30 vjeç dhe se arrestimet ishin pjesë e një operacioni të planifikuar zbulimi që përfshiu disa bastisje në gjithë Londrën sot herët.

Policia thotë se bëri kontrolle në tetë banesa dhe një biznes në lindje, perëndim dhe veri të Londrës.

Policia shton se një i dyshuar u godit me një armë me plumba plastikë, por nuk u plagos.

Shtatë vjet më parë, 52 vetë u vranë në Londër në një valë sulmesh vetëvrasëse.

XS
SM
MD
LG