Lidhje

Britani, do të regjistrohet numri i njerëzve që merren me kurimin e imazhit


Britani, do të regjistrohet numri i njerëzve që merren me kurimin e imazhit
Britani, do të regjistrohet numri i njerëzve që merren me kurimin e imazhit

Industria e kozmetikës, në Britani ka vendosur të regjistrojë numrin e njerëzve që merren me kurimin e imazhit, në përpjekje për të ulur numrin e punonjësve të pakualifikuar dhe të papërgatitur për ndërhyrjet kozmetike me anë të injeksioneve tek pacientët, praktikë kjo që ka sjellë shenja apo dëme në shëndetin e pacientëve.

Liza Stredwik është një prej pacienteve, e cila fillimisht kreu një ndrëhyrje në fytyrën e saj, për të kuruar pamjen dhe për t’a bërë që të ndjehej më mirë. Por shenjat dhe njollat e lëna nga kjo ndërhyrje i kanë dhënë efektin e kundërt. Përpjekja për të korrigjuar me anë të ndërhyrjes kirurgjikale dëmin e bërë, ishte e pamundur, dhe tani ajo është e detyruar që të paguajë për një trajtim të gjatë dhe sistematik për të korrigjuar deformimn e buzëve të saj.

Stredwik është një prej shumë njerëzve në Britaninë e Madhe të cilët vuajnë pasojat e ndërhyrkjeve të pasukseshme dhe të pakualifikara kozmetike. Për të ulur këtë fenomen në rritje, Shërbimi i Pavarur i Kujdesit Shëndetësor në Britani ka publikuar të quajturin regjistër vullnetar, ku do të regjistrohen klinikat serioze me staf të kualifikuar.

Sipas këtij Shërbimi, kjo do të orientojë njerëzit që t’u drejtohen klinikave me staf të kaulifikuar, sidomos në peronelin e mesëm.

Por Shoqata Britanik e ndërhyrjeve plastike thotë se kjo nuk e zgjidh problemin. Sipas kësaj shoqate, vetëm rregullimet dhe ndëshkimet ligjore mund të zmbrapsin disi ata që e ushtrojnë këtë biznes pa kualifikimet e duhuar.

Kohët e fundit Britania e Madhe është përfshirë nga debati nëse duhet një ligj për ndalimin dhe kontrollimin e klinikave dhe stafeve të specializuar për ndërhyrjet kozmetike.

XS
SM
MD
LG