Lidhje

Britania i vendos kushte Skocisë për ndarjen në dy shtete


Britania i vendos kushte Skocisë për ndarjen në dy shtete

Britania i vendos kushte Skocisë për ndarjen në dy shtete

Britania ka parashtruar kushtet, në bazë të të cilave Skocia mund të vendosë nëse dëshiron të shkëpusë lidhjet kushtetuese që ka pasur prej shekujsh me Britaninë.

Qeveria britanike ofroi dje, në bazë të disa parakushteve, heqjen e pengesave ligjore që skocezët të zhvillojnë referendum për pavarësi nga Britania.

Kryeministri i Skocisë Alex Salmond synon ta shtyjë votën deri në fund të vitit 2014, në mënyrë që lëvizja për pavarësi të mobilizohet plotësisht në Skoci.

Por kryeministri britanik David Cameron po i bën thirrje Skocisë ta zhvillojë referendumin sa më parë që të jetë e mundur, për të shmangur problemet ekonomike që mund të lindin nga një debat i tejzgjatur. Zoti Cameron është kundër shpërbërjes së Britanisë së Madhe, ku përfshihet edhe Irlanda e Veriut dhe Wellsi.

XS
SM
MD
LG