Lidhje

Britani, lirohet nga burgu klerikun islamik Abu Qatada


Britani, lirohet nga burgu klerikun islamik Abu Qatada

Britani, lirohet nga burgu klerikun islamik Abu Qatada

Autoritetet në Britani liruan nga burgu klerikun islamik Abu Qatada, por nën një lirim me kusht me shumë kufizime, që lidhet me ekstardimin e tij të mundshëm në Jordani.

Qatada, i cili është cilësuar si operativi kryesor i Bin Ladenit në Evropë, konsiderohet se paraqet një rrezikshmëri të madhe për sigurinë. Ai mbahej në një burg britanik që nga viti 2002, në pritje të një ekstradimi të mundshëm në Jordani, ku ai është dënuar në mungesë, nën akuzën për terrorizim.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dha urdhër për lirimin e tij nga burgu dhe tha se ai nuk mund të dërgohet në Jordani, për shkak të torturave. Gjykata po ashtu tha se faktet e përdorura për dënimin e tij po ashtu mund të jenë siguruar gjatë torturave.

XS
SM
MD
LG