Lidhje

Siguria, përparësi në Olimpiket Verore 2012


Lojërat Olimpike të Londrës po afrohen dhe masat e qeverisë britanike për sigurinë po shtohen dita ditës, por një firmë private që kishte nënshkruar kontratë i kërkoi sot falje zyrtarëve të Lojërave Olimpike sepse nuk mund të sigurojë të gjithë personelin e nevojshëm që kishte premetuar fillimisht.

Kompania G4S tha sot përmes një deklarate se po has vështirësi në punësimin e personave që do të kryejnë detyra të sigurisë gjatë olimpikeve. Zyrtarët britanikë thanë se do të vendosin rreth 13 mijë e 500 personal ushtarak shtesë për të mbuluar nevojat e sigurisë.

Një pjesë e pranisë ushtarake përfshin anijen luftarake HMS Ocean, e cila është ankoruar në lumin Tamiz për ta ruajtur Londrën gjatë Lojërave Olimpike që fillojnë më 27 korrik dhe vazhdojnë deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG