Lidhje

Raport: Izolimi dhe varfëria, faktorë në radikalizim


Sipas një raporti të publikuar në Londër, terroristët islamistë britanikë janë të një moshe gjithnjë e më të re dhe një numër i madh prej tyre nuk kanë qenë të dënuar për shkelje penale përpara kryerjes së një akti terrorizmi, apo përpara arrestimit gjatë përpjekjes për të planifikuar sulme.

Ky segment në rritje i militantëve, të ashtuquajturit “me historik të pastër”, rezulton i panjohur më parë për autoritetet dhe rritja e tij e ndjeshme po përbën një sfidë për shërbimet e sigurisë britanike, ndërsa ato po përpiqen të parandalojnë akte terrorizmi. Autore e raportit është Hannah Stuart, një analiste e grupit kërkimor britanik “The Henry Jackson Society”.

Në periudhën 1998 – 2010, mbi tre të katërtat e terroristëve islamistë ishin të njohur për autoritetet britanike përpara arrestimit të tyre; 48% kishin qenë madje të survejuar nga shërbimi britanik i zbulimit të brendshëm, MI5. Por, numri i terroristëve të njohur prej autoriteteve ka rënë ndjeshëm në periudhën 2011 – 2015, me vetëm rreth gjysmën e tyre.

XS
SM
MD
LG