Lidhje

Britani, shtyhet vendimi për ekstradimin e Z. Asanzh në Suedi


Britani, shtyhet vendimi për ekstradimin e Z. Asanzh në Suedi
Britani, shtyhet vendimi për ekstradimin e Z. Asanzh në Suedi

Një gjykatë britanike apeli shtyu vendimin për të ekstraduar ose jo themeluesin e faqes kompjuterike Wikileaks, Xhulian Asanzh për t’u hetuar në Suedi, lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale. Gjykata nuk dha hollësi se kur do ta marrë vendimin.

Australiani Asanzh po përpiqet të përmbysë një vendim gjykate të dhënë në muajin shkurt, sipas të cilit ai duhet të shkojë në Suedi.

Ai hedh poshtë çdo sjellje jo të papërshtatshme seksuale dhe thotë se ekstradimi i tij në Suedi është i motivuar politikisht. Sipas tij, në Suedi nuk mund të ketë një gjykim të drejtë ndaj tij.

40 vjeçari Asanzh publikoi materiale sekrete në faqen e tij Wikileaks duke shkaktuar një sensacion në media dhe duke zemëruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Ai jeton nën arrest shtëpiak në shtëpinë e një simpatizanti të tij në Anglinë lindore.

XS
SM
MD
LG