Lidhje

Britania bie përsëri në recesion

  • Zëri Amerikës

Britania ka rënë përsëri në recesion. Zyra Kombëtare e Statistikave tha sot se ekonomia e vendit u tkurr me 0,2 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit. Kjo rënie pason atë të tre muajve të fundit të vitit 2011, që ishte 0,3 për qind. Sipas specialistëve, recesioni për ekonominë e një vendi ndodh kur kur ai ka patur një rritje negative për dy tremujorë të njëpasnjëshëm. Shumica e ekonomistëve kishin parashikuar një rritje të vogël për ekonominë britanike në fillim të 2012-ës. Lajmi se ekonomia britanike ka rënë përsëri në recesion vjen një ditë pasi Banka Qendore e Greqisë tha se ekonomia e këtij vendi po tkurret më me shpjetësi se sa mendohej fillimisht. Guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë, Jorgos Provo-pulos tha dje se ekonomia e vendit do të tkurret rreth 5 për qind këtë vit. Ky është viti i 5-të radhazi i recesionit për Greqinë. Një muaj më parë Banka Qendore greke kishte parashikuar një tkurrje prej 4,5 për qind.

XS
SM
MD
LG