Lidhje

Britania sinjalizon largimin zyrarisht nga BE


Britania njoftoi se do të aktivizojë nenin 50, duke sinjalizuar zyrtarisht synimin e vendit për t'u larguar nga Bashkimi Evropian më 29 mars.

Një zëdhënës i qeverisë i cili bëri njoftimin, tha sot se Bashkimi Evropian ishte informuar për këtë zhvillim.

Neni 50 i Traktatit të BE-së parashikon mënyrën se si një vend anëtar mund të largohet nga blloku. Procesi i daljes së Britanisë filloi me një referendum në qershor të vitit të kaluar, me të cilin votuesit britanikë vendosën largimin nga BE-ja.

Votimi që përfundoi me rezultat të ngushtë duket se u nxit nga prirjet kundër klasës politike si dhe nga ndjenja se strukturat qeverisëse të BE-së kishin fituar kontroll të tepruar, duke e lënë të privuar qytetarin e thjeshtë britanik. Referendumi solli edhe dorëheqjen e kryeministrit David Cameron.

XS
SM
MD
LG