Lidhje

Britania dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje të reja tregtare


Britania dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje të reja tregtare
Britania dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje të reja tregtare

Britania dhe Kina nënshkruan marrëveshje të reja tregtare që kapin shifrën e 2 presje 2 miliard dollarëve sot pas bisedimeve për një gamë të gjerë çështjesh përfshi të drejtat e njeriut.

Njoftimi u bë sot pas një takimi në Londër mes kryeministrit kinez Uen Xhiabao dhe homologut të tij britanik David Cameron.

Kryeministri kinez i cili po i jep fund vizitës së tij tre ditore në Britani tha se Kina dhe Britania duhet të respektojnë çështjen e të drejtave të njeriut të secilit vend dhe jo të përfshihen në kritika për njeri-tjetrin.

Zoti Kameron, i cili ngriti çështjen e të drejtave të njeriut gjatë takimit, tha në një konferencë të përbashkët shtypi pas tij se Britania nuk ka monopolin e zgjuarsisë.

Qeveria britanike e ka bërë të qartë se kërkon të shtojë tregëtinë bilaterale me Kinën në 100 miliard dollarë në vit deri në 2015-ën.

Dje zoi Xhiabao vizitoi uzinën e prodhimit të makinave MG me pronar kinez, në qytetin e Birmingamit, ku ai zbuloi modelin e ri pas 15 vjetësh të makinës MG. Gjatë vizitës, një numër protestuesish demonstruan me kërkesën për t’i dhënë lirinë Tibetit nën sundimin e Kinës.

XS
SM
MD
LG