Lidhje

Britania dhe ligjet evropiane kundër terrorizmit

  • Zëri Amerikës

Britania dhe ligjet evropiane kundër terrorizmit

Britania dhe ligjet evropiane kundër terrorizmit

Një zyrtar britanik i luftës kundër terrorizmit thotë se një ligj evropian ndalon Britaninë që të deportojë disa të dyshuar me kombësi jo britanike nga territori i saj, dhe kjo gjë e ka bërë këtë vend një strehë për ekstremsitët.

Në një raport të publikuar sot, Alex Carlile kritikoi një ligj të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që pengon Britaninë të dërgojë të dyshuarit për terrorizëm në vendet e tyre nëse ata përballen me rrezikun e trajtimit atje.

Ai tha se ligji e bën të vështirë për Britaninë që të deportojë njerëz që bëjnë komplote për sulme terroriste.

Vitin e kaluar, një komision special për imigrimin urdhëroi se 2 pakistanezë të arrestuar për sulme të dyshuara në Britani nuk mund të dërgohen në Pakistan si pasojë e rrezikut të sigurisë së tyre.

Urdhëri vjen pavarësisht një vendimi gjykate sipas të cilit të dy njerëzit paraqisnin një kërcënim për sigurinë kombëtare të Britanisë, dhe se njëri ishte “ operativ i Al qaidës”.

XS
SM
MD
LG