Lidhje

Britania e Madhe i bën thirrje NATO-s të zgjerojë sulmet në Libi

  • Zëri Amerikës

Britania e Madhe i bën thirrje NATO-s të zgjerojë sulmet në Libi

Britania e Madhe i bën thirrje NATO-s të zgjerojë sulmet në Libi

Shefi britanik i mbrojtjes i kërkoi NATO-s të zgjerojë gamën e objektivave të sulmeve ajrore në Libi mes shqetësimeve se konflikti mund të hyjë në rrugë pa krye. Gjenerali David Richards tha për gazetën Sunday Telegraph se ka rrezik që pas konfliktit, Gadhafi të mbetet në pushtet, nëse NATO-ja nuk i shton sulmet.

Ai tha se aktualisht NATO-ja nuk po sulmon objektet e infrastrukturës në Libi prandaj duhet të shikojë mundësinë e shtimit të objektivave të saj dhe të intensifikojë veprimet ushtarake. Kufizimet e vëna nga anëtarët e NATO-s kërkojnë që forcat e saj të sulmojnë vetëm objektivat që përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj civilëve libianë.

Zyrtarët libianë kanë akuzuar NATO-n se po shkel mandatin duke ndërmarrë sulme me objektiv vrasjen e kolonelit Gadhafi. Kryengritja në Libi kundër udhëheqësit Gadhafi filloi në shkurt ndërkohë që mbështetja nga NATO me sulme ajrore filloi në muajin mars.

XS
SM
MD
LG