Lidhje

Britania kërkon të izolojë më tej sektorin financiar të Iranit


Britania kërkon të izolojë më tej sektorin financiar të Iranit
Britania kërkon të izolojë më tej sektorin financiar të Iranit

Britania kërkon të izolojë më tej sektorin financiar të Iranit, duke akuzuar Teheranin për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndihmën për dhunimin e tyre në Siri.

Sekretari i jashtëm britanik William Hague akuzoi sot Iranin se ndihmon presidentin sirian Bashar al-Assad të shtyp protestat anti-qeveritare.

Duke folur sot pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, zoti Hague tha se ka një lidhje mes shtypjes së grupeve opozitare nga Teherani dhe shtypjeve të dhunshme të protestave në Siri. Ai tha se Britania po nxit një marrëveshje të BE-së për të intensifikuar sanksionet ekonomike kundër Iranit.

Britania dje dëboi të gjithë diplomatët iranianë dhe mbylli ambasadën e saj në Teheran pasi u sulmua nga një grup njerëzish të zemëruar. Tensionet mes Britanisë dhe Iranit janë keqësuar gjatë javëve të fundit. Parlamenti iranian votoi këtë japë për të pakësuar marrëdhëniet diplomatike me Londrën. Votimi pasoi një vendim të Britanisë për të forcuar sanksionet kundër Iranit duke shkëputur të gjitha lidhjet me bankat e saj.

XS
SM
MD
LG