Lidhje

Britania mund të pozicionojë raketa tokë-ajër për të ofruar siguri gjatë Lojrave Olimpike


Britania mund të pozicionojë raketa tokë-ajër për të ofruar siguri gjatë Lojrave Olimpike
Britania mund të pozicionojë raketa tokë-ajër për të ofruar siguri gjatë Lojrave Olimpike

Sekretari britanik i mbrojtjes, Filip Haimond, tha se Britania mund të pozicionojë raketa tokë-ajër për të ofruar siguri në Lojrat Olimpike të verës së vitit 2012, në Londër.

Zoti Haimond i tha parlamentit dje se autoritetet do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar siguri gjatë lojrave. Ai tha se kjo do të përfshijë edhe pozicionimin e raketave, nëse ushtria mendon se ato nevojiten. Vende të tjera organizatore më parë kanë pozicionuar gjithashtu raketa.

Ndërkohë, gazeta britanike Guardian njofton se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë deri në 1000 agjentë sigurie, për Lojrat Olimpike të Londrës. Sipas gazetës Guardian, Uashingtoni është i shqetësuar për sigurinë në lojrat olimpike pas përgjigjes nga ana e policisë britanike ndaj demonstratave të muajit gusht. Sipas gazetës agjentët amerikanë të sigurisë do të vinin për të ndihmuar në mbrojtjen e diplomatëve dhe atletëve nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG