Lidhje

Gadafi, thirrje përkrahësve që të ngrihen dhe të mundin rebelët


Gadafi, thirrje përkrahësve që të ngrihen dhe të mundin rebelët
Gadafi, thirrje përkrahësve që të ngrihen dhe të mundin rebelët

Udhëheqësi libian Moamar Gadafi u bëri thirrje përkrahësve të tij që të ngrihen dhe të mundin rebelët, që përpiqen ta përmbysin atë nga pushteti.

Në një mesazh të shkurtër zanor, që u transmetua sot, Gadafi i cilësoi kundërshtarët e tij si "minj" madje dënoi edhe vendet e huaja për angazhimin e tyre në konflikt.

Po sot, në të paktën 2 zona të Tripolit u zhvilluan luftime të ashpra mes luftëtarëve besnikë të Moamar Gadafit dhe forcave të opozitës, që përpiqen të vendosin kontrollin mbi kryeqytet.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan sot një sërë të shtëna armësh përjashta hotelit Korinthia, ku qëndrojnë shumë gazetarë të huaj.

Luftëtarë të opozitës libiane kanë vërshuar në Tripoli për të ndihmuar në luftimet kundër forcave të qëndresës pro-Gadafit. Ata po avancojnë gjithashtu drejt qytetit të lindjes së Gadafit, Sirte.

Forcat Pro-Gadafit janë mobilizuar për një betejë në Sirte, rreth 400 kilometra në lindje të Tripolit.

Vend-ndodhja e Gadafit nuk dihet, por zyrtarë amerikanë besojnës e ai është ende në Libi.

Britania thotë se NATO po i ndihmon rebelët libianë të gjejnë Muamar Gadafin dhe anëtarë të regjimit të tij, ndërkohë që opozita po ofron një shpërbim për kapjen e tij.

XS
SM
MD
LG